​Apeli ulë dënimin për katër vite burgim për Sali Mustafën

Dhomat e Specializuara në Hagë ka shpallur vendimin e Apelit për rastin e ish-komandantit të Njësisë BIA të UÇK-së, Salih Mustafa, i akuzuar për krime lufte, duke lë në fuqi verdiktin e fajësisë për krime lufte, por ka anulon dënimin e njësuar me 26 vjet burgim dhe caktuar një dënim me 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën në paraburgim.

Michel Picard, kryegjykatëse në çështjen e Mustafës, u ndal tek secila provë të cilën Mustafa e ka kundërshtuar në Apel, duke dhënë detaje dhe duke ia hedhur poshtë. Megjithatë, theksoi se paneli i Apelit e gjykon të përshtatshme që dënimet individuale që iu dhanë Sali Mustafës t’i ulë.

“Anulon dënimin me 10 vjet burgim në lidhje me pikën 1 të aktakuzës dhe cakton një dënim me 8 vjet burgim. Anulon dënimin me 22 vjet burgim në lidhje me pikën 3 të aktakuzës dhe cakton një dënim me 20 vjet burgim. Anulon dënimin me 25 vjet burgim në lidhje me pikën a 4 të aktakuzës dhe cakton një burgim me 22 vjet burgim. Anulon dënimin e njësuar me 26 vjet burgim për zotin Mustafa dhe cakton një dënim të njësuar një dënim me 22 vjet burgim për zotin Mustafa, duke llogaritur kohën në paraburgim . Vendos që ky aktgjykim të zbatohet me efekt të menjëhershëm”, tha ai, duke shtuar se ai do të mbetet në paraburgim derisa të përfundojnë procedurat se në cilin shtet do të vuaj ai dënimin.

Arsyetimin për uljen e dënimeve, Picard e dha pas krahasimit që iu kanë bërë dënimeve në Gjykatën e Hagës dhe gjykatat e Kosovës lidhur me akuzat e njëjta, dënime këto për të cilat tha se ishin më të shkurtra se sa dënimi i Mustafës.

“Paneli konstaton se mospërputhja midis dënimit të zotit Mustafa dhe dënimeve që analizoj paneli, tregon se trupi gjykues i tejkaloj kufijtë e diskrecionit në këtë rast, rrjedhimisht gjykon se duke i dhënë zotit Mustafa dënime jashtë proporcionit krahasuar me një varg dënimesh të dhëna të ngjashme për vepra penale të ngjashme, trupi gjykues ka kryer një gabim të dalluar në dënimin e dhënë”, tha ai.

Ajo shtoi se paneli i apelit në disa raste ka vendosur t’i shqyrtojë argumentet e Mustafës edhe për kundër faktit se ai nuk ka argumentuar konstatime konkrete të trupit gjykues.

“Trupi gjykues dëshiron të nënvizoj se zoti Mustafa nuk ka arritur t’i mbështes argumentet e tij me jurispodencën përkatëse, nuk ka evidentuar konstatimet konkrete të trupit gjykues të cilat kundërshton dhe as nuk është referuar paragrafëve përkatëse të aktgjykimit. Ndonëse në parim mangësi të tilla për ligjin, paneli i apelit në disa raste ka vendosur t’i shqyrtoj ato për të qenë i drejt me të akuzuarin dhe në interes të drejtësisë, në raste të tjera paneli i apelit menjëherë ka refuzuar këto argumente pa e shqyrtuar thelbin e tyre”, tha ajo.

Mustafa, në dhjetor të vitit të kaluar u dënua nga shkalla e parë me 26 vjet burgim për akuzën e mbajtjes dhe maltretimin e disa civilëve shqiptarë, një prej tyre i vrarë, në kompleksin e ndërtesave të Zllashit. Ndërkaq, më 2 shkurt mbrojtja kishte apeluar kundër këtij aktgjykimi. /KosovaPress/

Read Previous

“Dy ushtri, një komb” – FSK dhe FARSH zhvillojnë stërvitje të përbashkët

Read Next

Këto janë dokumentet që ju nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen