Dyshja e Chelseat Mason Mount dhe Ben Chilwell janë bashkuar me shokun e ekipit dhe yllin e Skocisë Billy Gilmour në vet-izolim pas ndeshjes së Euro 2020 midis Anglisë dhe Skocisë.
Barazimi 0-0 në “wembley” e bën të mundur që me një fitore potenciale ndaj Kroacisë të martën mund të vulosë vendin e Skocisë në fazën e 1/16 të Euro 2020. Por mesfushori i Chelsea Gilmour është përjashtuar pas paraqitjes së tij shumë të mirë kundër Anglisë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe si pasojë u desh të karantinohej, përcjellë KosovaPress.
Shokët e ekipit të Chelseat Mount dhe Chilwell u bashkuan me të në izolim pasi u konsideruan si kontakte të afërta dhe ata do të humbin ndeshjen finale të Anglisë në grup me Republikën Çeke.