​Ambasada e SHBA-së u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë sërish u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për t’u vaksinuar kundër sëmundjes së rrezikshme të koronavirusit.

Në një postim në Twitter thuhet vaksinat janë mbrojtja e vetme kundër COVID-19.

“Vaksinat janë mbrojtja e vetme e provuar kundër COVID-19. Reduktimi i vdekjeve, shtrimeve në spital dhe simptomave të rënda”, thekson Ambasada amerikane.

/KP/

Read Previous

Haxhiu: Kosova shqyrton modelin e Shqipërisë për procesin e vettingut

Read Next

Qyteti që jeton në buzë të gropës gjigante të diamanteve