​A po rrezikohet zhvillimi i Lojërave Mesdhetare në Kosovë? Përgjigjet kryeministri Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka informacione nëse ka telashe në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen në Kosovë në vitin 2030.

I pyetur nga media për këtë çështje, Kurti ka theksuar se është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që mund të jap përgjigje më të detajuara rreth kësaj çështje.

“Për çështjen e Lojërave Mesdhetare, unë nuk kam kurrfarë informacioni që ka probleme, përkundrazi, dhe për këtë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përkatësisht zëvendësministrja Daulina Osmani e cila mund t’iu jep përgjigje më të mirë”. /KosovaPress/

Read Previous

Këta janë kandidatët për pozitën e rektorit të UP-së

Read Next

​Renovimi i Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK, zbulohen 200 metra katrorë hapësirë e pa shfrytëzuar