Zyrtari rus: Vendimi i Washingtonit mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Një zyrtar rus ka thënë se vendimi i Washingtonit për ta lejuar Ukrainën të sulmojë thellë brenda Rusisë me raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, mund të çojnë në Luftën e Tretë Botërore.

Vladimir Dzhabarov, nënkryetari i parë i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së lartë ruse, tha gjithashtu se masa e raportuar nga Joe Biden do të merr një përgjigje të shpejtë.

New York Times ka shkruar sot se presidenti amerikan Joe Biden ka lejuar për herë të parë Ukrainën, që të sulmojë territorin rus me raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, shkruan Telegrafi.

Kjo lëvizje vjen pas shumë muajve kërkesë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, për ta lejuar ushtrinë ukrainase të përdor armët amerikane për ta sulmuar ushtrinë ruse në territorin rus.

E pas lejes amerikane, Franca dhe Britania e Madhe kanë ndjekur shembullin e Joe Biden, duke lejuar Ukrainën që të përdorë raketat SCALP dhe Storm Shadow për të sulmuar Rusinë. /GazetaSinjali/

Read Previous

Ironizohet me pushtetin: “Kurti duke ua uruar grave të Krushës grantin 100 mijë euro”

Read Next

“Kom me bo vrasje se jom mësu n’burg”, ky është pejani i arrestuar për kërcënimin e policit pasi iu sekuestrua vetura