Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, ka zhvilluar të mërkurën një aksion, që rezultoi me arrestimin e një zyrtari i cili dyshohet se është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme. Personi që ra në prangat e Policisë është zyrtar i Komunës së Gjakovës, i dyshuar për korrupsion, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot, 21.08.2024, hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Gjakovë, është arrestuar një i dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘Marrje ryshfeti’. Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë, me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”/sinjali/