Rreth 3.500 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion, nga 4.850 sa është numri i përgjithshëm.
E zyrtarët e lartë tashmë i kanë vetëm edhe dy ditë kohë për të bërë deklarimin e pasurisë, ka thënë Afrim Atashi, Drejtori i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në (AKK).
Atashi ka thënë se presin që deri më 31 mars të deklarojnë pasurinë të gjithë zyrtarët e lartë publik.
Ai tha se AKK-ja ka paraparë që sipas Ligjit, të paraqitet kallëzim penal ndaj të gjithë personave që nuk e deklarojnë pasurinë.
“Ne presim që deri në fund të afatit të deklarohen pasurinë të gjithë zyrtarët e lartë publik edhe pse mundet të ketë që nuk e kanë deklaruar pasurinë, masat që do t’i ndërmerr Agjencia si institucion janë të parapara me ligj”, ka potencuar ai.
Pandemia duket se ka shkaktuar probleme edhe në AAK-në, duke shkaktuar vonesa në deklarimin e pasurisë, proces ky që është shtyrë disa herë.
“Ka filluar vitin e kaluar dhe ne kemi pasur vonesa sa i përket deklarimit të pasurisë sepse siç dihet edhe vitin e kaluar ka qenë kufizimi më i madh dhe e kemi shtyrë dy-tri herë deklarimin e pasurisë”./Gazeta Sinjali