Xavi Hernandez rikthehet te Barcelona si trajner.
Klubet kanë arritur marrëveshen mes tyre dhe tashmë ka dalë edhe deklarata zyrtare e Al Sadd.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Twitter Al Sadd, ku tregon se dakortësia mes palëve është arritur pasi Barcelona ka paguar klauzolën e largimit të trajnerit Xavi, i cili kishte kontratë dhe për 2 vite të tjera.
“Drejtuesit e Al Sadd ka rënë dakord për kalimin e Xavi në Barcelonë pas pagesës së klauzolës së lirimit të përcaktuar në kontratë. Kemi rënë dakord për bashkëpunim me Barcelonën në të ardhmen. Xavi është një pjesë e rëndësishme e historisë së Al-Sadd dhe i urojmë sukses”, shprehet Turki Al-Ali pwr faqen zyrtare tw Al Sadd. /f.a/abcnews.al