Zyrtare: Valon Berisha huazohet në Australi

Valon Berisha i është bashkuar Melbourn Cityt në formë huazimi nga Reims.

Reprezentuesi i Kosovës ka thënë se është i emocionuar për këtë aventurë dhe që i bashkohet një skuadre kaq të suksesshme.

“Jam shumë i emocionuar që jam këtu në Melburn me një skuadër që ka qenë kaq e suksesshme në fushë gjatë viteve të fundit dhe do të bëj më të mirën për ta ndihmuar skuadrën të fitojë më shumë fitime këtë sezon”, ka deklaruar fillimisht Berisha.

“Është një sfidë e re për mua dhe mezi pres të filloj”.

“Lojtarët dhe trajnerët kanë qenë fantastikë që kur erdha unë dhe jam i emocionuar të takoj tifozët e Cityt në ndeshjen tonë të parë”, ka shtuar më tej ai.Reklama

Berisha do të veshë fanellën me numrin 14 dhe ai pritet të debutojë më 7 tetor ndaj Western United në “AAMI Park”. /Telegrafi/

Read Previous

Champions League/ Triumfojnë PSG, Real Madrid dhe Manchester City, ngec Milan

Read Next

Qyteti europian, i pari në botë që ndalon reklamat e produkteve të mishit