Zyrtare: Milan kalon në pronësi të RedBird

Klubi historik i Milan-it tashmë është zyrtarisht në duart e fondit amerikan RedBird. Kompania e krijuar në vitin 2014 nga Gerry Cardinale mori kuqezinjtë nga fondi Elliott.

RedBird arriti që në qershor marrëveshjen për blerjen e klubit nga Elliott, teksa këtë të mërkurë përfundoi gjithë procesi i ndryshimit të pronësisë.

Shitja e klubit u bë në bazën e 1.2 miliardë eurove.

Blerja e Milan-it i çon asetet e RedBird në vlerën e 7.5 miliardë eurove dhe rrit portofolin global të sportit dhe argëtimit të fondit. Amerikanët kanë aksione dhe në klube si Liverpool, Toulouse, Boston Red Sox, apo dhe Pittsburgh Penguins.

Kjo është hera e tretë që Milan-i ndërron pronësi në pesë vitet e fundit.

Në vitin 2017, Silvio Berlusconi e shiti klubin te kinezi, Li Younhong. Në 2018, kaloi në duart e fondit Elliott. Ndërsa tashmë do jetë pjesë e RedBird. /Albanianpost.com

Read Previous

Aubameyang pritet të mungojë gjatë, hajdutët i thyen nofullën

Read Next

Dyert e kopshteve dhe shkollave nesër janë të mbyllura, thonë grevistët