Azemi: Buxheti i Kosovës nuk duhet të jetë vetëm i punëtorëve të sektorit publik
Pierre-Emerick Aubameyang pritet të mungojë gjatë pasi hajdutët që i grabitën shtëpinë pak ditë më parë dhe e sulmuan, i kanë shkaktuar thyerje të nofullës.
Sipas gazetarit të “The Athletic”, David Ornstein, situata e Aubameyang nuk duket shumë e favorshme për një rikthim të shpejt në fushë.

Ditët e fundit persona me kapuç kanë hyrë në pronën private në Castelldefels (Barcelona) ku banon lojtari gabonez me familjen e tij.
Grabitësit kërcënuan Aubameyang dhe gruan e tij, ndërsa morën nga kasaforta e lojtarit bizhuteri të ndryshme.
Tashmë po del në pah edhe agresioni ndaj tij, që çoi në thyerjen e nofullës.
Sulmuesi i Barcelona-s do të largohet nga fusha për disa javë. Dhe për të njëjtën arsye negociatat për transferimin te Chelsea mund të anashkalohen. /Albanianpost.com