Klubi i futbollit Vëllaznimi ka emëruar trajnerin e ri. Klubi nga Gjakova ka arritur marrëveshje që në krye të skuadrës për edicionin e ri garues të Ligës së Parë 2022/23 të jetë Gani Sejdiu.
KF “Vëllaznimi” ka arritur marrëveshje me Gani Sejdiun që ta udhëheqë klubit për sezonin 2022/23.”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi.
Ndryshe, në edicionin e kaluar, Vëllaznimi e mbylli sezonin në vendin e tretë me 38 pikë.