Zyrtare: Fidan Aliti transferohet te Alanyaspor

Fidan Aliti është zyrtarisht futbollist i skuadrës elitare turke, Alanyaspor.

Mbrojtësi kosovar është larguar nga kampionati zviceran pas dy viteve e gjysmë të kaluara te FC Zurich.

29-vjeçari kishte kontratë edhe për dy vite me Zurichun, por ai ka zgjedhur që karrierën ta vazhdoj në Superligën e Turqisë te skuadra e Alanyaspor.

Gjatë ditës Alanyaspor pritet që t’i bëj publike edhe detajet e kontratës së qendërmbrojtësit kosovar.

Aliti e ka nisur karrierën te Luzerni në Zvicër, teksa ka luajtur edhe për Sheriff Tiraspol, Slaven Belupon, Skënderbeun e Korçës si dhe në Suedi për Kalmarin. /Telegrafi/

Read Previous

Reforma gjyqësore në Izrael, për çfarë është duke ndodhur kjo krizë?

Read Next

“Jam këtu për të fituar titullin e Ligës Premier”, Rice zbulon ambicien e tij