“Jam këtu për të fituar titullin e Ligës Premier”, Rice zbulon ambicien e tij

WASHINGTON, DC – JULY 19: Declan Rice #41 of Arsenal FC in action during the MLS All-Star Game between Arsenal FC and MLS All-Stars at Audi Field on July 19, 2023 in Washington, DC. (Photo by Tim Nwachukwu/Getty Images)

Nënshkrimi i ri i Arsenalit, Declan Rice ka ambicie të mëdha pasi ai duket të lërë gjurmë në klubin londinez.

Rice ka mbërritur në një lëvizje të madhe parash nga West Ham United, duke filluar si titullar në humbjen 2-0 në miqësore ndaj Manchester United .

24-vjeçari ka folur me gazetarët për debutimin e tij, ndërsa nuk ka hezituar të tregoj synimin për fitimin e titullit të Ligës Premier në sezonin e tij të parë.

“Mezi pres!”, ka thënë fillimisht Rice në kanalit të klubit në YouTube, kur u pyet për titullin.

“Kur nënshkruva, po flisja me menaxherin dhe kur ishim aty duke parë nga zona, ishte shumë surreale”.

“Çfarë stadiumi dhe ne jemi shumë me fat që luajmë futbollin tonë në një shtëpi si kjo”.

“Vitin e kaluar vendi ishte i çmendur me atmosferën dhe tifozët. Shpresojmë se këtë vit mund të shkojmë më mirë dhe të emocionojmë tifozët edhe më shumë”, përfundoi anglezi. 

/Telegrafi/

Read Previous

Zyrtare: Fidan Aliti transferohet te Alanyaspor

Read Next

Brenda një dite dy të vdekur në Kosovë nga aksidentet me traktorë