Zyrtare, Alvarez i bashkohet Atletico Madridit

Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez, është futbollisti më i ri i skuadrës së Atletico Madridit. Lajmin e ka bërë të ditur të hënën klubi spanjoll. 

“Atletico Madridi dhe Manchester City kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Julian Alvarezit, i cili ka nënshkruar për klubin deri në vitin 2030”, shkruhet në njoftimin e Atletico Madridit. 

Skuadra e drejtuar nga trajneri Diego Simeone ia ka paguar 95 milionë euro, skuadrës së Manchester Cityt për transferimin e 24-vjeçarit. Te City, Alvarezi qëndroi për dy vite dhe bëri 103 paraqitje. Ai realizoi 36 gola dhe bëri 18 asistime. Ndërsa fitoi edhe gjashtë trofe./Koha.net

Read Previous

Ish-nxënës të Gjakovës, së shpejti studentë në universitete botërore

Read Next

Inagurohet rruga që lidh Gjakovën me Krumën dhe Dobrunën në Shqipëri