Zvicra shpallet vendi me cilësinë më të lartë të jetës në botë për vitin 2025

Sipas Indeksit të Progresit Njerëzor 2025 (HPI), të publikuar nga revista prestigjioze CEOWORLD, Zvicra është renditur e para ndër 196 shtete për cilësinë e jetës, shkruan Gazeta sinjali.

Kjo renditje merr parasysh faktorë të ndryshëm si jetëgjatësia, cilësia e arsimit, stabiliteti politik, të ardhurat për frymë, infrastruktura, sistemi shëndetësor dhe të drejtat civile. Kombinimi i këtyre elementeve e ka pozicionuar Zvicrën si vendin më të avancuar në aspektin e mirëqenies dhe zhvillimit njerëzor.

Më herët, Zvicra u shpall gjithashtu “vendi më i mirë në botë” në një sondazh tjetër të realizuar nga US News & World Report, duke konfirmuar edhe njëherë statusin e saj si një nga vendet më tërheqëse për jetë dhe punë në nivel global.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Deschamps: Ousmane Dembele e meriton Topin e Artë

Read Next

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi