Zv. ministrja Daulina ​Osmani: Po bëhet reformë e thellë ligjore në sektorin e sportit

Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani thotë se në fushën e sportit po bëhet një reformë e thellë ligjore. Në fakt, sot është mbajtur edhe tryeza e gjatë e sportit në të cilën me përfaqësues të federatave sportive në Kosovë po diskutohet për ndryshimet ligjore në sport.

“Tryeza e gjashtë e sportit po shërben si platformë për koordinim dhe bashkërendim ndërinstitucional së bashku me strukturat sportive për zbatimin e reformës që e sjell ligji i ri i sportit. Kjo është reforma më e thellë ligjore e sektorit të sportit e cila përveç që adreson nevojat e komunitetit sportiv, njëherësh edhe mundëson zhvillimin efektiv, të qëndrueshëm dhe transparent të sportit në vend”, ka shkruar Osmani në “Facebook” /KosovaPress/

Read Previous

Jo vetëm për Presidentin, për çfarë tjetër po votojnë amerikanët sot?

Read Next

Presidentja Osmani pranon Raportin e Progresit: Kosova është në ballë të reformave