ZRrE-ja aprovon rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka aprovuar planin për rritjen e tarifave të çmimit të rrymës për 15 për qind, nga muaji prill.

Tre anëtarë të bordit votuan pro kësaj pikë dhe asnjë nuk ishte kundër.

Kryetari i bordit, Ymer Fejzullahu, tha se kjo po bëhet në mënyrë që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, pasi nëse nuk bëhet furnizimi, sipas tij, kostot do të jenë edhe më të larta.

/KlanKosova/

Read Previous

Osmani në Vjenë flet për momentumin e ri për integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Read Next

Shqipëria me rritje ekonomike 4.84 për qind në 2022, kryeson ndërtimi, bujqësia me rënie