Zjarri përhapet pranë hoteleve dhe banesave në Shëngjin, evakuohen banorët dhe turistët

Situata në malin e Shëngjinit është përkeqësuar gjatë natës, sa i përket përhapjes së flakëve.

Edhe pas ndërhyrjes me helikopter ka qenë e pa mundur izolimi i plotë i vatrave të zjarrit, ku për shkak të erës së fortë gjatë mbrëmjes, zjarri është riaktivizuar sërish në disa zona të malit.

Flakët janë afruar pranë hoteleve dhe banesave në Ranën e Hedhun, ndërkohë janë evakuuar banorët e zonës si dhe turistët.

Read Previous

​Të martën moti i freskët

Read Next

Tri netë festival, plot të arrestuar për drogë: Policia kapi të rinjtë me ekstazi, marihuanë e MDMA