Zjarret në Kaliforni, mbi 1400 zjarrfikës në terren

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Kaliforni. Gjithashtu situata me zjarret në Los Anxhelos është shumë problematike. Zyrtarët kanë deklaruar se është shumë e vështirë që të ketë një normalizim të situatës, ndonëse në terren janë angazhuar më shumë se 1,400 zjarrfikës.

“Ne jemi të shqetësuar dhe po punojmë për të siguruar jetën e qytetarëve. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të vendosen në vende më të sigurta”, ka thënë oficeri i informacionit publik David Acuna.

Ndërsa gati 300,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në të gjithë Kaliforninë pas përhapjes së shpejtë të zjarreve.

Zyrtarët paralajmëruan se erërat e forta do të rrisnin mundësinë e rrëzimit të pemëve, gjë që mund të prishte linjat e energjisë elektrike./abcnews.al

Read Previous

“Ky mund të jetë shansi im i fundit”

Read Next

Zgjedhjet presidenciale të Real Madridit – A do të ketë Florentino Perez një rival?