Zjarr në Spitalin e Tetovës, dyshohet për së paku 10 viktima

Gjatë orëve të mbrëmjes është raportuar se ka shpërthyer një bombolë gazi në ndërtesën ku po trajtoheshin pacientët me koronavirus në Tetovë.

Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit , kanë humbur jetën disa pacientë dhe nga stafi mjekësor, jozyrtarisht thuhet se deri më tani janë 10 viktima.

Në vendin e ngjarjes janë tashmë zjarrfikësit duke u përpjekur për të shuar zjarrin dhe për të shpëtuar njerëzit që ndodheshin në spital./Gazetasinjali

Read Previous

Mbyllet pjesa e parë, Kosovë 0-1 Spanjë

Read Next

Moti sot në Kosovë