Zjarr në Muzeun e Dëshmorëve në Prizren pak ditë pasi u përurua

Në Landovicë të Prizrenit para pak ditësh u përurua Muzeu i Dëshmorëve, ku do të ekspozohen dokumente dhe eksponentë të dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por nuk shkoi gjatë kur në këtë muze ndodhi një incident zjarri.

Mbrëmbë pas orës 20:00 në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri kutia shpërndarëse e rrymës në këtë objekt.

Në vendin e ngjarjes, sipas këtyre burimeve kanë dalë menjëherë ekipi i zjarrfikësve dhe e kanë lokalizuar zjarrin./GazetaSinjali

Read Previous

Sot protestohet para Qeverisë

Read Next

Itali – Zvicër, Xhaka e Shaqiri në fushë nga minuta e parë