Zjarr i madh në Kanada, evakuohet qyteti në British Columbia

Autoritetet në Kolumbinë Britanike kanë urdhëruar evakuimin e qytetit Osoyoos dhe zonës përreth, pasi një zjarr i egër që shpërtheu jashtë kontrollit në shtetin amerikan të Uashingtonit kaloi në territorin kanadez.

Mediat e huaja shkruajnë se zjarri i Eagle Bluff është rreth 4 kilometra nga Osoyoos, sipas Shërbimit Pyjor të Kolumbisë Britanike.

Osogius ka një popullsi prej 6700 banorësh. Për shuarjen e zjarrit janë mobilizuar disa njësi zjarrfikëse dhe dy helikopterë.

Urdhri i evakuimit mbulon një zonë në veri të kufirit Kanada-SHBA, deri në kryqëzimin e autostradave 97 dhe 3 dhe në perëndim dhe në veri të autostradës 3./abcnews.al

Read Previous

Hoti takohet me Szunyog: I shpreha keqardhjen që Kosova mbetet nën sanksione nga BE-ja

Read Next

Protesta për djegien e Kuranit, Danimarka po punon për një ligj që ndalon prekjen e librave të shenjtë