Ky është lajmi bombë që jep GOAL, që mëson nga burime të sigurta dhe kontakti me lojtarë, se Zizu është lodhur me situatën në Madrid.
Sipas GOAL, në dhomat e zhveshjes së Realit tashmë është ajo ndjenja se Zidane s’do të jetë në stol për sezonin e ardhshëm, ani pse ka kontratë deri më 2022.
As triumfi në La Liga nuk do ta mbajë Zizun te Los Blancos.
Gjërat janë përkeqësuar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe ndryshime ditë më parë paralajmëroi edhe numri një i klubit, Florentio Perz, duke thënë se “Reali ka nevojë për ndryshime”./eo/