Pas 37 vjetësh mbretërim në ekonominë globale, paundi britanik po sheh rënien më drastike të vlerës, duke kapur edhe pikën më të ulët ndër dekada krahasuar me dollarin amerikan dhe valutën evropiane, euro.
Pas një vendimi për heqjen e taksave nga Kancelari britanik, Kwasi Kwarteng, tregjet në Mbretërinë e Bashkuar panë një rënie të madhe në stoqe dhe një ulje e mëtejshme është e pritshme për financat e vendit.
Mbi të gjitha, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, e cila pavarësisht se nuk luan ndonjë rol në administrimin e Qeverisë, figura e saj ishte treguese e prosperitetit dhe stabilistetit social-ekonomik të vendit.
Në mbyllje të javës, të premten e 23 shtatorit, 1 paund u këmbye me 1.10 dollarë, duke pësuar rënie me 2% karshi valutës amerikane.
Në krahasim me euron, 1 paund këmbehet me 1.13 euro. Sërish, kjo shifër është ndër më të ulëtat në dy dekada.
Një rënie e ndjeshme e paundit është parë edhe nëse krahasimi bëhet me lekun, ku vlera e tij ka shkuar në 130.4 lekë.
Sërish, kjo është ndër shifrat më të ulëta ndër vite, që valuta britanike ka shënuar ndaj lekut.
Dalja nga eurozona ka qenë po ashtu ndikuese sipas ekspertëve, përfshi edhe inflacionin e madh të ardhur nga lufta në Ukrainë, në të cilën Britania është shumë e angazhuar si politikisht, ashtu edhe ushtarakisht dhe ekonomikisht. /Albanianpost.com