Në nisje të viti të ri shkollor, deputetja demokrate Ina Zhupa, ka denoncuar shpopullimin e vendit nga të rinjtë duke ngritur alarmin përmes publikimit të shifrave.
Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa thekson se fatkeqësisht 226 mijë nxënës janë më pak në bankat e shkollës në 15 vjet, çka tregon qartë shpopullimin e Shqipërisë nga keqqeverisja.
“Vit të mbarë shkollor nxënës dhe mësues! Fatkeqësisht 226 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës në 15 vjet. Shifër alarmante që tregon qartë shpopullimin e Shqipërisë nga keqqeverisja.
Por edhe pse nxënës më pak, mungesa e vullnetit politik për t’i çuar paratë dhe investimet tek arsimi ka bërë që problemet të jenë edhe më të thella se 15 vite më parë”./A2news/