Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një djalë në Gjakovë, shkruan Gazeta Express.
Për zhdukjen e tij ka njoftuar babai i djalit.
Rasti është duke u hetuar.
“Gjakovë 09.07.2023 – 19:30. Ankuesi mashkull kosovare ka njoftuar policinë se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.
/eo/