Procedohen 2 milionë për pagesat për subvencionimin e bujqve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se këtë të martë janë proceduar 2 milionë euro për pagesat në kuadër të Programit të Pagesave Direkte dhe Subvencioneve për vitin 2023.

Bëhet fjalë për pagesat për sipërfaqet e mbjellura me kulturën e grurit.

“Kemi filluar me realizimin e pagesave të subvencioneve! Me këtë itensitet të pagesave do të vazhdohet edhe ditëve në vijim”, ka shkruar Peci.

“Ndërsa pagesat për plehërimin dhe naftën do të procesohen / paguhen pasi që fermerët i sjellin faturat si dëshmi.

Ju rikujtojmë se për herë të parë kontrolla në shumë komuna të Kosovës nga 5% apo 10% është rritur në 100%”.

/klankosova/

Read Previous

Dhunohet një femër në Klinë, arrestohet i dyshuari

Read Next

Zhduket një djalë në Gjakovë