Një vajzë e moshës 13 vjeçare është raportuar e zhdukur në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar për TV Syri zëdhënësi i stacionit policorë të Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
“Ankuesi ( babai) me date 03.05.2022 ka ardhur ne SP Gjakove dhe ka raportuar se vajza e tij e moshës 13 vjeçare është larguar nga shtëpia me datë 02.05.2022 rreth orës 09:30 dhe për të njëjtën më nuk kishte asnjë informatë . Ankuesi e kishte kërkuar ne disa lokacione ku dyshohet se mund te ishte vajza e tij mirëpo të njëjtën nuk e ka gjetur. Sipas ankuesit viktima ishte larguar edhe një herë tjetër nga shtëpia. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të iniciohet rast si më lartë . Rasti nen hetime.”