Zgjedhjet në Britani/ Ish-kryeministrja Liz Truss jashtë parlamentit të ri

Viktimë e tërbimit të Partisë Konservatore në zgjedhjet britanike ra edhe ish-kryeministrja Liz Truss. Truss, e cila u pasua nga Rishi Sunak, nuk arriti të sigurojë zgjedhjen e saj në zonën elektorale Norfolk South West.

Sipas mediave britanike, Truss humbi mandatin me 630 vota.

Truss mblodhi 11,217 vota, ndërsa kundërshtari i saj nga laburistët, Terry Jeremy, mblodhi 11,847 vota. /abcnews.al

Read Previous

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do të ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Read Next

Netflix largon nga tregu pakon bazike