Zgjedhjet Lokale 2025 | Nga 28 qershori deri më 29 gusht qytetarët mund të ndryshojnë qendrën e votimit

Credit: Shutterstock

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga data 28 qershor deri më 29 gusht 2025 do të jetë e hapur periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale.

Gjatë kësaj periudhe 64-ditore, qytetarët me të drejtë vote do të kenë mundësi të shohin se në cilën qendër votimi janë të regjistruar, dhe të kërkojnë ndërrimin e saj në një qendër më të afërt me vendbanimin e tyre brenda të njëjtës komunë.

“Këtë mund ta bëjnë në dy mënyra: Përmes platformës elektronike të KQZ-së, e cila do të bëhet e qasshme me fillimin e periudhës, ose duke paraqitur kërkesë në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku janë të regjistruar si votues”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

KQZ inkurajon të gjithë qytetarët që të kontrollojnë të dhënat e tyre dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për të lehtësuar procesin e votimit. /Telegrafi/

Read Previous

Maicon: Chivu është zgjedhja perfekte për Interin

Read Next

Mbahet seancë fillestare në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës