Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar në Komisionin për Shëndetësi se ata nuk po shohin fushatë sensibilizuese për procesin e vaksinimit dhe për këtë ka fajësuar Ministrinë e Shëndetësisë.
Ai ka kritikuar ministrin, Arben Vitia, se nuk është duke udhëhequr mirë me këtë proces.
“Procesi i vaksinimit nuk po mbikëqyret nga ana e juaj. Ka hezitim të personelit shëndetësor të vaksinohet për shkak të teorive konspirative dhe kjo të ndryshohet. Mungon një fushatë sensibiluese për marrjen e vaksinës” ka thënë ai./Gazeta Sinjali