Zelenskyy: Ne kurrë nuk e kemi dashur këtë luftë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka folur sërish nëpërmjet një videoje, duke thënë se ‘ne kurrë nuk e kemi dashur këtë luftë’.

“Ne kurrë nuk kemi dashur të vrasim dikë, por duhet të luftojmë përsëri për ta larguar armikun nga toka jonë dhe nga jeta jonë. Ne duhet të tolerojmë atë që një komb i vetëm në Evropë nuk duhej të toleronte për 70 vitet e fundit”.

Ai shtoi se ka folur me kryeministrin Boris Johnson, presidentin e Polonisë, kreun e qeverisë italiane dhe presidentin e Francës.

“Negociatat dhe bisedimet tona me partnerët tanë janë të drejta. Nëse situata përkeqësohet, atëherë duhet të vendosen sanksione të reja për të sjellë paqen”.

“Nëse dikush humb mendjen, atëherë ne duhet të humbasim frikën dhe të harrojmë presjet dhe biznesin, duhet të luftojmë kundër të keqes çnjerëzore që dëshiron të shkatërrojë vetë njerëzimin”.

Ai vazhdoi të thoshte se Rusia ka shënjestruar Mykolaiv, Kharkiv, djegie ndërtesa banimi dhe vende të tjera, duke thënë: “Këto janë vetëm veprime terroriste”.

“Ata do të ndëshkohen sepse forcat tona të armatosura dinë të luftojnë kundër. Ky armik është demoralizuar nga ajo që kanë gjetur në Ukrainë”, tha ai.

“Në Ukrainë, ne kemi dashur gjithmonë paqe, sa vdekje të tjera duhet të ndodhin?”.

“Duhet të na jepni mbështetje, duhet të na jepni avionë që të mund të forcohemi për të luftuar. Kjo është ndihma që duhet dhënë. Jo vetëm Ukrainës, por gjithë botës për të sjellë fitoren në mënyrë që njerëzimi të fitoj”.

Ai shtoi se qeveria po punon tashmë mbi planet për të rindërtuar vendin, sapo të “fitojë”.

/KlanKosova/

Read Previous

​ShSKUK: Spitali i Prizrenit, Mitrovicës dhe Vushtrrisë nuk kanë pacientë me COVID-19

Read Next

Vendoset ora dhe vendi, ku do zhvillohet raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë