Zelensky tregon se çfarë mund ta ndalë Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shfaqur me një fjalim këtë mëngjes, pas sulmit rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Zelensky ka thënë se mënyra e vetme për të garantuar se Rusia nuk do të bombardojë infrastrukturën bërthamore është krijimi i një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

Ai po ashtu ka thënë se i kanë mbijetuar një nate që do të mund ta përfundonte historinë e Ukrainës dhe gjithë Evropës/

Kjo pasi forcat ruse kanë bombarduar centralin më të madh bërthamor në Evropë i cili gjendet juglindje të Ukrainës.

“Ne i mbijetuam një nate që do të mund t’i jepte fund historisë së Ukrainës dhe Evropës”, ka thënë Zelensky./Sinjali/

Read Previous

ShSKUK: 21 pacientë të hospitalizuar nga COVID-19

Read Next

Çfarë janë armët termobarike dhe si funksionojnë?