Zelensky thotë se Ukraina është e gatshme të takohet me Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është e gatshme të takohet me Rusinë për bisedime për armëpushim, raporton “BBC”. 

Pa iu përgjigjur drejtpërdrejt ftesës së presidentit rus Vladimir Putin për bisedime në Stamboll më 15 maj, Zelensky tha: “Është shenjë pozitive që rusët më në fund kanë nisur të shqyrtojnë fundin e luftës. Gjithë bota ka qenë duke pritur për një kohë të gjatë. Dhe hapi i parë që vërtetë t’i jepet fund çdo lufte është një armëpushim”. 

Zelensky ka thënë se pret që Rusia ta konfirmojë një armëpushim – të plotë, qëndrueshëm dhe besueshëm – duke nisur nga 12 maj dhe se Ukrainë është e gatshme të takohet. 

Liderët evropianë gjenden në Kiev për t’u takuar me Zelenskyn dhe po bëjnë thirrje për një armëpushim 30-ditor të pakushtëzuar, duke filluar nga e hëna./Koha.net

Read Previous

Dështimi i 14-të për konstituimin e Kuvendit

Read Next

Kusari Lila: Partitë opozitare po bëjnë propagandë