Udhëheqësit e Bashkimit Evropian takuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Kiev të premten në një samit historik.
Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh në një zonë lufte, shkruan Euronews.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe shefi i politikës së jashtme, Josep Borrell, udhëtuan në kryeqytetin ukrainas nën masa të sigurisë së lartë.
Pikat kryesore të kësaj ngjarjeje:
“Samiti është provë se Rusia nuk mund të na thyejë”, thotë Zelenskyy
Anëtarësimi në BE për Ukrainën: BE përshëndet ‘përpjekjet e konsiderueshme’ të Kievit në procesin e integrimit, por nuk ofron një rrugë të shpejtë
Më parë, Presidenti i Këshillit Charles Michel u zotua të mbështesë Kievin “në çdo hap gjatë rrugës”.
Raundi i 10-të i sanksioneve kundër Rusisë: Von der Leyen ka premtuar këtë deri më 24 shkurt, përvjetorin e parë të luftës
BE po shqyrton mënyrat për të konfiskuar asetet e ngrira në pronësi ruse që mund të financojnë rindërtimin e Ukrainës
BE-ja ka premtuar gjithashtu pajisje energjetike dhe një grant për kujdesin ndaj fëmijëve në Ukrainë
Sirenat e sulmit ajror u ndezën në të gjithë Kievin përpara samitit, raportoi korrespondenti i Euroneës Sasha Vakulina në kryeqytetin ukrainas. /Klankosova.tv