Zelensky: Rusia është po aq e çmendur sa ishte në shkurt të 2022-s

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia vazhdon të jetë e çmendur, ashtu siç ishte në fillim të pushtimit, në shkurt të vitit 2022.

Në videofjalimin e tij të natës të mërkurën, Zelensky ka thënë se ka pasur shumë pyetje në lidhje me kërcënimet për një sulm të madh nga Rusia të mërkurën, raporton BBC.

Këto kërcënime çuan në mbylljen e përkohshme të ambasadës së SHBA-së në Kiev, pasi ajo tha se kishte njohuri për një “sulm të mundshëm ajror” nga Moska.

Udhëheqësi ukrainas u ka kërkuar qytetarëve që të vazhdojnë t’u kushtojnë vëmendje alarmeve të sulmeve ajrore.

“Sot, në ditën e 1001-të të një lufte në shkallë të gjerë, Rusia është po aq e çmendur sa ishte në ditën e 1000-të dhe më 24 shkurt”, ka deklaruar Zelensky.

Forcat ajrore ukrainase kanë deklaruar të enjten se Rusia ka sulmuar Ukrainën me raketa balistike ndërkontinentale.

Kjo është hera e parë që Rusia sulmon Ukrainën me raketa të tilla, të cilat mund të fluturojnë në distancë, në disa raste deri në 9,000 km.

Sulmi vjen pak ditë pasi Ukraina sulmoi Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA-ja (ATACMS) dhe Britania e Madhe (Storm Shadow)./Koha.net

Read Previous

Arrestohen 11 persona në lidhje me tragjedinë në stacionin hekurudhor në Novi Sad

Read Next

Bjellorusia arreston më shumë se 1600 njerëz për pikëpamjet e tyre kundër luftës dhe mbështetjen për Ukrainën