Zelensky: Rusia bombardoi pothuajse çdo qytet ukrainas me mbi 400 dronë dhe raketa

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se Rusia ka sulmuar pothuajse të  gjitha qytetet dhe qytezat gjatë mbrëmjes së kaluar.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka theksuar se sulmi përbëhej nga më shumë se 400 dronë dhe 40 raketa, transmeton Telegrafi.

Deri më tani raportohet për 49 të lënduar, derisa numri i të vrarëve mund të rritet pavarësisht se aktualisht janë identifikuar tre persona.

Të  gjithë ekipet emergjente kanë dalë në terren, duke tentuar të lokalizojnë zjarret që kanë shpërthyer si pasojë e sulmit raketor rus.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka njoftuar sot se në kryeqytetin ukrainas janë vrarë katër persona, derisa sipas tij ishin shënjestruar ndërtesat civile.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjës për këtë. Që nga minuta e parë e luftës, ata kanë sulmuar qytetet dhe fshatrat duke shkatërruar jetën e çdo ukrainasi”, shtoi Klitschko. 

Read Previous

Haxhi 2025 me pjesëmarrjen më të ulët në 30 vjet

Read Next

Ministrat e NATO’s janë dakorduar për një program gjigant armatimi