Zelensky rrit taksat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi rritjen e parë të taksave në Ukrainë qe nga fillimi i pushtimit rus.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi nga 1 dhjetori dhe taksa e luftës e paguar për të ardhurat personale do të rritet nga 1.5 në 5 për qind.

Qeveria prezanton gjithashtu një taksë lufte për dhjetëra-mijëra sipërmarrës të pavarur dhe biznese të vogla.

Buxheti i ri rrit gjithashtu disa pagesa të qirave, tatohen gjithashtu fitimet e bankave tregtare dhe rrit tatimin mbi fitimet e institucioneve të tjera financiare në 25 për qind.

Ukrainasit shpresojnë të mbledhin rreth 3.4 miliardë dollarë të ardhura shtesë vitin e ardhshëm për të financuar përpjekjet e mbrojtjes duke rritur taksat./gazetaexpress/

Read Previous

Rohde: I kam paralajmëruar liderët e Kosovës se ekzistojnë kufizime për fushata zgjedhore në Gjermani

Read Next

Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit