Zelensky: Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e Shqipërisë krah Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zbardhur detaje nga takimi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, duke qartësuar se Ukraina nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e marrë nga Shqipëria, në rrethanat e agresionit rus.

“Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial”, shkruan Zelensky fillimisht.

Më tej, ai shton se gjatë takimit me kryeministrin Rama, ka nënshkruar Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë.

“Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan”, vijon ai.

Përpos kësaj, në fjalët e Zelenskyt, është diskutuar gjithashtu nevoja e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimi i mundshëm i armëve të përbashkëta.

“I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve”, përmbyll ai. /Albanianpost.com

Read Previous

Kërkesat për azil në BE në nivelin më të lartë që nga kriza e vitit 2015

Read Next

Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes së Bundestagut gjerman