Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se në qytetin e Severodonetsk po zhvillohet një betejë e ashpër kundër forcave ruse. Sipas tij, fati i rajonit të Donbasit do të vendoset nga lufta që po zhvillohet në qytetin lindor.
“Kjo është një betejë shumë e ashpër, shumë e vështirë. Ndoshta një nga më të vështirat gjatë gjithë kësaj lufte. Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje”, u shpreh presidenti.
Rusia pretendon se ka pushtuar lagjet e banimit të qytetit kyç lindor të Severodonetsk dhe se ka marrë kontrollin e 97% të njërës prej dy provincave që përbëjnë rajonin e Donbasit.
Burimi: CNN, BBC