Ditëve të fundit është vënë në pikëpyetje sasia e miellit dhe rezervat e tij. Qytetarë të shumtë janë parë duke blerë me shumicë jo vetëm miell por edhe produkte të tjera ushqimore, e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë.
Bashkim Zejnullahu kryetar i shoqatës së mullisëve të Kosovës tha se nuk ka arsye për panik, rezerva ka mjaftueshëm edhe për një periudhë relativisht të gjatë kohore.
Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, tha se shteti i tij nga 10 marsi do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit. Zejnullahu tha se edhe nëse merret një vendim i tillë nga Serbia, pasojat nuk do të ndihen për një afat të gjatë kohor.
Kryeministri Albin Kurti për këtë rast ka thënë se Kosova nuk ka varësi ekzistenciale nga gruri i Serbisë dhe nuk ka vend për panik.