Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka pranuar një “telefonatë të pazakontë” gjatë një konference për media të mbajtur në Moskë, shkruan Nexta.
Një zë i mashkullit dëgjohet në telefon, duke e urdhëruar që të mos komentoj sulmin rus me raketë balistike ndërkontinentale në Ukrainë.
Ndryshe kjo ishte hera e parë që Federata Ruse godet Ukrainën me një raketë të tillë që nga fillimi i luftës, transmeton Telegrafi.
Besohet se urdhri që i erdhi Zakharovës ishte nga Kremlini, kurse mikrofonat që ishin ndezur në foltore e kanë regjistruar gjithë bisedën.
Forcat ajrore ukrainase njoftuan se Rusia shkrepi një raketë balistike ndërkontinentale nga rajoni rus Astrakhan – duke goditur qytetin Dnipro. /Telegrafi/