Zbulohet plantacioni i drogës në Spanjë, arrestohen 7 shqiptarë dhe 3 serbë

Një plantacion droge është zbuluar në Katalonjë ku u arrestuan 10 personave.

Në pranga kanë përfunduar 7 shqiptarë dhe 3 shtetas serbë.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar 3093 bimë marijuanë, e përkthyer në 1280 kg marijuanë. Veprimtaria ishte e shtrirë në dy ndërtesa të ndryshme.

Mediat spanjolle shkruajnë se për mbarëvajtjen e të korrave dhe garantimin e një korrje të mirë,  bosët shqiptarë shfrytëzonin bashkatdhetarët  që mbërrinin në Spanjë me leje qëndrimi të përkohshme (90 ditë). Më pas  i ‘mbyllnin’ në plantacione  për të kryer funksionet  e “kopshtarit”. Ata nuk mund të largohen nga ambientet pasi duhet të monitorojnë drogën, derisa të mbarojë leja e qëndrimit. /EO

Read Previous

Peci i vendosur për zbatimin e Ligjit për kontrollin e Duhanit: Janë bërë mbi 3200 inspektime, u shqiptuan 460 gjoba

Read Next

Britaniku deklarohet fajtor në SHBA për hakimet e vitit 2020 në rrjetet sociale që kishin përfshirë Obamën dhe Bidenin