Zbulohet një datë e re për prezantimin e serisë Galaxy S25 të Samsung

Kohët e fundit, ka pasur thashetheme të ndryshme rreth datës së prezantimit të serisë së gjeneratës së ardhshme Galaxy S25.

Tani, një datë e re e mundshme është shfaqur se kur mund të zbulohen telefonat kryesorë të shumëpritur të Samsung, shkruajnë mediat e huaja.

Max Jambor ndau një postim misterioz në X që thotë thjesht “22.1”.

Megjithëse mesazhi nuk përmend drejtpërdrejt ndonjë pajisje specifike, duket se tregon datën e prezantimit të serisë Galaxy S25.

Nëse kjo është e vërtetë, Samsung mund të zbulojë pajisjet e reja në një ngjarje Unpacked më 22 janar 2025. /Telegrafi/

Read Previous

BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës të adresohen në dialog

Read Next

Rënia e euros, Banka e Shqipërisë: Ndërhyrja në kurs do të dëmtonte ekonominë