Zbulohen fjalët që Ronaldo i tha Courtois në fund të ndeshjes

Kombëtarja e Portugalisë u eliminua nga ajo e Belgjikës në fazën e parë të eliminimit direkt të Kampionatit Evropian 2020.

Cristiano Ronaldo në këtë takim luajti nga minuta e parë, por edhe pse dha maksimumin nuk arriti të kualifikojë në çerekfinale ekipin e tij.

Sipas CR7 belgët ishin me fat kundër portugezët, se paku kështu i tha portierit kundërshtar, Thibaut Courtois, pas ndeshjes.

“Kishit fat. (Topi) Nuk donte të futej. Paç fat!”, zbulon UEFA fjalët e yllit të Juventusit në faqen e saj.

Në EURO 2020 Ronaldo ka shënuar pesë gola, aktualisht më shumë se çdo lojtar tjetër. /Telegrafi/

Read Previous

Kthimi i shtetases serbe nxit debate në seancën e Kuvendit Komunal në Gjakovë

Read Next

Kjo është pasuria e ministrit Arben Vitia