Zbrazen sërish raftet e vajit

Çmimi i vajit ushqimor muajin e kaluar kishte shënuar rritje rekorde. Qytetarë të shumtë nga panika ishin drejtuar pikave shitëse që të furnizoheshin me këtë produkt. Menaxherët e pikave shitëse  prapa kamerës së televizionit Syri ishin shprehur se ka një fluks të kërkesave të qytetarëve, por që sipas tyre nuk ka nevojë për panikë sepse depot janë të furnizuara mirë dhe pritet që të furnizohen prapë.

Ndërkaq, këto foto të dërguara sot nga qytetarët në redaksinë tonë tregojnë një tjetër realitet. Raftet e vajit janë bosh, qytetarët prapa kamerës u shprehen të shqetësuar, madje disa prej tyre thonë se janë munduar të sigurojnë sasi shtesë nga frika se çmimet mund të rriten edhe më shumë. Ndërkaq çmimi me i lartë për litër sot ishte 2.69 euro.

Read Previous

Crvena Zvezda pro luftës në Ukrainë, refuzojnë banerin “Stop War” (VIDEO)

Read Next

Mediat spanjolle dhe angleze: Në fund të sezonit Lewandowski lojtar i Barcelonës