Me ose pa dasma, fustanin duhet ta kesh! Ndonëse nuk kishim dasma verën që shkoi, prapë kreatorët e modës kanë punuar për të sjellur modën e fundit të fustanave elegantë dhe atyre të nusërisë.
Zana një nga kreatoret, talentin e saj e ka të trashëguar nga i ati, Kasimi, një emër i njohur në fushën e rrobaqepësisë. Por mësimet e tij, Zana i ka avancuar edhe me studimet adekuate në fushën e krijimit.
Edhe pse ende nuk dihet se a do të mbahen dasmat, çifteve të reja u ka mbetur opsion foto sesioni për të shënuar datën e tyre të veçantë. E gjëja që i preokupon më së shumti nuset e reja është fustani. E për trendet e fundit të fustaneve të nusërisë, na flet pikërisht Zana dhe mund ta ndiqni në videon më poshtë:
Zana Qerkezi, kreatorja e veçantë e modës