Yoga me Familje – këtë të shtunë në Gërmi

Artikull i sponzorizuar nga Korporata Rugove

Këtë të shtunë, 05 Korrik, ju ftojmë të nisni ditën me energji pozitive dhe relaksim në natyrë!

Korporata Rugove, në bashkëpunim me Urban Yoga, ka organizuar një aktivitet falas të yogës për të gjitha grupmoshat, me qëllim që të promovojmë një stil jetese të shëndetshëm dhe të kalojmë kohë cilësore me familjen dhe të dashurit tanë.

Urban Yoga do të udhëheqë seancën me instruktorë të kualifikuar që do të kujdesen për çdo pjesëmarrës, duke bërë që eksperienca të jetë sa më e këndshme dhe përfitimtare.

Ky aktivitet na ndihmon jo vetëm për benefitet shëndetësore, por edhe për t’u lidhur më shumë me natyrën dhe me njëri-tjetrin

Prandaj, ftojmë të gjithë qytetarët, të rinj e të moshuar, të bashkohen me ne për një mëngjes ndryshe, plot qetësi dhe energji pozitive në natyrë!

Vendi: Parku i Gërmisë, Prishtinë

Data: E shtunë, 05 Korrik

Ora: 09:00

Ujë Rugove do të kujdeset për hidratimin e pjesëmarrësve gjatë gjithë eventit.

Read Previous

Zgjedhjet Lokale 2025, mblidhet KQZ-ja

Read Next

Osmani: 2 Korriku i vitit 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës