Ylli dënohet me 3.100 euro, Prishtina 500 euro

Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim për ndeshjet e Prince Caffe Superliga Play Off – gjysmë finale, të zhvilluara më 20 dhe 21 prill.

Pas analizës së videos, Komisioni ka regjistruar ndeshjen ndërmjet KB Golden Eagle Ylli dhe KB Peja me rezultatin e rregullt 92:86.

Ndeshja ishte korrekte deri 4 minuta e 13 sekonda pa përfunduar çereku i katërt kur i është tërhequr vërejtja tifozëve Xhebrailat për fyerje, të cilët kanë nisur më pas hedhjen e gjësendeve të forta, përfshirë ulëset dhe mjetet piroteknike në pjesën ku ishin mysafirë skuadra Peja që ka shkaktuar ndërprerje të ndeshjes.

Po ashtu, Komisioni ka regjistruar me rezultat të rregullt edhe ndeshjen KB Sigal Prishtina – KB Trepça 85:86.

Ndeshja ishte korrekte deri në minutën e tetë të çerekut të dytë ku në tribunën ku ishin vendosur Plisat ka pëlcitur një mjet piroteknik dhe tre sekonda pa përfunduar çereku i katërt ka pasur hedhje të mjeteve plasëse në terren.

Komisioni i Garave ka marrë vendim edhe për basketbollistët: Arian Qallaku nga KB Peja gjobitet me 100 euro, Larry Thomas KB Peja 100 euro, Jimmy Hall KB Peja 200 euro dhe Rami Hadar nga KB Peja me 600 euro. Ndërsa KB Golden Eagle Ylli dënohet me gjithsej 3100 euro dhe KB Sigal Prishtina me 500 euro. /Kosovapress/

Read Previous

Moti sot

Read Next

​Kurti takon kryediplomaten gjermane, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE